REZIDENCA POSEIDON LUNGOMARE,SUPER APARTAMENTE NE SHITJE! Lungomare, Vlorë, Albania

ID: Billion2834
Për Shitje Kontakto për cmimin

Pozicioni gjeografik I vendit ku do ndërtohet objekti karakterizohet nga një klimë mesdhetare me shumë diell, sidomos gjatë sezonit veror. Fasadat e objektit karakterizohen nga përdorimi I materialeve transparente të vetratave dhe fasades së xhamit, duke siguruar më shumë transparence me mjedisin e jashtëm. Dielli I tepërt I verës do të pengohet duke përdorur xham me factor të lartë diellëzimi Low-E, si dhe hijezues vertikal.
Në faqet pa dritare është parashikuar veshje me sistem fasadë të ventiluar me strukturë metalike dhe panele kompozit te tipit alpolic të bardhë. Në fasadat e katit përdhe janë përdorur vetrata transparente, duke krijuar një hapesire me te madhe drite dhe shikueshmerie. Ballkonet kanë parapet xhami transparent dhe përdorimi i hijezuesve të drurit i japin ambienteve të brendshme hapësirë dhe hijëzim në ditët e nxehta të verës. Përdorimi I disa elementeve të ndryshem në fasadë e bëjnë objektin të larmishëm në ngjyra e materiale. Shkallët do të shërbejnë për lëvizjen vertikale në rast emergjence. Keto shkallë aksesohen në cdo kat me dyer kundra zjarrit për të mbrojtur hapësirën e shkallës nga zjarri dhe tymi. Struktura e shkallëve përbëhet nga mure beto/arme, dhe e trajtuar me bojë betoni. Janë parashikuar tipologji te ndryshme apartamentesh 1+1, 2+1,3+1. Jane parashikuar gjithashtu 8 ashensorë për banoret për lëvizjen nga kati i dytë nëntokë deri në katin e fundit me kapacitet për 6 persona secili. Nxitoni per te perfituar apartamentin e enderrave tuaja.
Per me shume informacione ose vizite ne prone kontakto +355692033500.

Prona të ngjashme