1. Punojnë me ngjyra neutrale + 1 ngjyrë theksuese
Ngjyrat neutrale krijojnë një bazë të qetë dhe elegante për çdo hapësirë.E bardha, gri, bezhë apo e kremta ndihmojnë që ambienti të duket më i madh dhe më i ndriçuar. Por për të mos rënë në monotoni, ata zgjedhin një ngjyrë theksuese ,si bluja e errët, e verdha, ose e gjelbra e ullirit për të krijuar kontrast dhe personalitet.
2. Luajnë me dritën natyrale dhe artificiale
Drita është një nga elementët më të rëndësishëm në dizajnin e brendshëm. Arkitektët përdorin në mënyrë strategjike dritën natyrale, duke shmangur perde të rënda dhe duke zgjedhur pasqyra që reflektojnë dritën në të gjithë hapësirën.Çelësi është balanca mes ndriçimit të ambientit dhe atij të fokusuar.
3. Krijimi i një këndi që tërheq vëmendjen
Në çdo hapësirë të dizajnuar mirë, ekziston një pikë fokale, një element që tërheq vëmendjen sapo futesh në dhomë. Kjo mund të jetë një vepër arti, një kolltuk me dizajn të veçantë, një raft me libra të organizuar bukur apo një mur me ngjyrë apo material të ndryshëm. Ky "këndi i veçantë" i jep karakter dhe stil apartamentit, duke thyer monotoninë dhe duke e bërë hapësirën më dinamike.
4. Vendosin pasqyra në mënyrë strategjike
Pasqyrat janë një sekret i vjetër i arkitektëve për të krijuar iluzionin e hapësirës dhe për të reflektuar dritën. Ato vendosen zakonisht përballë dritareve, në korridore apo mbi konsola për të rritur ndriçimin dhe për të dhënë ndjesinë e një ambienti më të gjerë.
5. Bimë me përmasa dhe forma të ndryshme
Bimët janë gjithmonë pjesë e një arredimi të suksesshëm. Arkitektët i përdorin për të sjellë jetë, ngjyra dhe një ndjenjë qetësie në ambient. Vendosja në nivele të ndryshme në tokë, mbi tavolina apo raft i jep më shumë dimension hapësirës.
6. Përdorin mobilie me shumë funksione
Në veçanti në apartamente të vogla, mobiliet multifunksionale janë çelësi i një arredimi efikas. Arkitektët zgjedhin divane që shndërrohen në shtrat, tavolina që zgjerohen, ose komodina me hapësira të fshehura për ruajtje. Këto zgjidhje ruajnë estetikën, ndërkohë që maksimizojnë funksionalitetin.
7. Në kuzhinë përdorin materiale lluster, me shkëlqim
Për një kuzhinë moderne dhe të pastër vizualisht, materialet me shkëlqim janë gjithnjë në modë. Arkitektët përdorin llusterë apo sipërfaqe me reflektim të lehtë për të rritur ndriçimin dhe për të krijuar një efekt më luksoz.