Tregu dinamik i pasurive të paluajtshme në Tiranë po karakterizohet nga kërkesa e lartë dhe ndryshimet ekonomike, të cilat mbajnë çmimet e qirave në nivele të larta dhe ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

  1. Makro-Faktorët: Turizmi, Të Huajt dhe Inflacioni

Tirana po tërheq çdo ditë e më shumë punonjës nga jashtë, profesionistë që punojnë remote dhe studentë të huaj, të cilët kanë fuqi më të lartë blerëse se mesatarja vendase.

Shndërrimi i Tiranës në një destinacion turistik gjatë gjithë vitit ka rritur kërkesën për akomodim, duke ushtruar presion direkt mbi stokun e banesave në dispozicion.

 

  1. Karakteristikat e Pronës: Çfarë e Përcakton me te vërtetë cmimin?

Pozicioni konkret dhe zonat premium: Jo vetëm lagja, por edhe rruga apo blloku specifik brenda zonës bën diferencë të madhe.

Sipërfaqja dhe organizimi: Shfrytëzimi i rregullt i hapësirës dhe prania e korridorit shpërndarës.

Cilësia e arredimit: Elektroshtëpiaket e reja dhe mobilimi bashkëkohor mbeten kusht i pashmangshëm për të arritur çmimet maksimale të tregut.

 

  1. Cmimet e Blerjes dhe te Kostove të Ndërtimit

Pronarët kryesisht investitore kërkojnë automatikisht një kthim më të lartë nga investimi (Yield). Për të arritur normën mesatare të kthimit prej 4-6% në vit, çmimi i qirasë muajore duhet të rritet në përpjesëtim të drejtë me çmimin e blerjes së shtëpisë.

Cilësia e arredimit: Elektroshtëpiaket e reja dhe mobilimi bashkëkohor mbeten kusht i pashmangshëm për të arritur çmimet maksimale të tregut.

 

  1. Përqendrimi Demografik dhe Kërkesa e Lartë

Migrimi i brendshëm drejt kryeqytetit: Tirana mbetet qendra kryesore e arsimit, punësimit dhe shërbimeve në Shqipëri, duke thithur çdo vit mijëra studentë dhe familje nga rrethet.

Rritja e numrit të punonjësve të huaj, menaxherëve të kompanive ndërkombëtare dhe digital nomads krijon një kategori blerëse me fuqi të lartë paguese.

Kërkesa që tejkalon ofertën cilësore: Edhe pse ndërtohet shumë, kërkesa për apartamente të reja e të mirëmbajtura në zona me infrastrukturë të mirë mbetet më e lartë se numri i shtëpive të lira në treg.