Një zonë e kërkuar nuk mjafton për të garantuar shitjen e një prone. Rezultati varet nga kombinimi i çmimit, karakteristikave të apartamentit, gjendjes së tij dhe mënyrës se si prezantohet në treg.

1. Çmimi i vendosur nga pritshmëritë e pronarit, jo nga tregu

  • Shumë pronarë e bazojnë çmimin te shuma që duan të përfitojnë, jo te vlera reale e pronës.

  • Krahasojnë apartamentin e tyre me prona të tjera që reklamohen, pa ditur nëse ato janë shitur realisht.

  • Një diferencë edhe e vogël në çmim mund ta bëjë blerësin të zgjedhë një pronë tjetër në të njëjtën zonë.

2. Zona është e mirë, por apartamenti nuk ofron të njëjtat avantazhe

  • Kati, orientimi, ndriçimi natyral dhe organizimi i ambienteve ndikojnë drejtpërdrejt në interesin e blerësve.

  • Dy apartamente në të njëjtën ndërtesë mund të kenë vlera të ndryshme.

  • Mungesa e ashensorit, parkimit ose administrimi jo i mirë i pallatit mund të ndikojnë në vendimin e blerjes.

3. Gjendja e apartamentit nuk justifikon çmimin e kërkuar

  • Apartamente me mobilim të vjetër ose që kërkojnë investim shtesë.

  • Prona që reklamohen si të investuara, por kanë nevojë për rikonstruksion.

  • Pronarët shpesh llogarisin në çmim edhe investimin personal që kanë bërë, por blerësi nuk është gjithmonë i gatshëm ta paguajë atë.

4. Prezantimi i dobët i pronës në treg

  • Fotografi jo cilësore ose të realizuara pa ndriçimin e duhur.

  • Përshkrime që nuk japin informacionin e nevojshëm.

  • Mungesa e planimetrisë dhe e të dhënave të sakta për sipërfaqen.

  • Reklamimi pa evidentuar avantazhet konkrete të apartamentit.

5. Prona nuk është lehtësisht e vizitueshme

  • Pronari nuk ka gjithmonë mundësi të jetë i disponueshëm për vizita.

  • Shtyrja e vazhdueshme e takimeve mund të largojë blerësit potencialë.

  • Një blerës që është gati për të marrë një vendim mund të zgjedhë një pronë tjetër që mund ta vizitojë menjëherë.

6. Dokumentacioni i pronës krijon pasiguri

  • Mungesa e dokumentacionit të plotë.

  • Mospërputhje mes sipërfaqes së deklaruar dhe asaj në dokumentacion.

  • Probleme me regjistrimin ose barrët mbi pronën.

  • Paqartësitë ligjore mund ta bëjnë blerësin të tërhiqet, edhe kur prona i përshtatet.

7. Prona ka qëndruar gjatë në treg dhe ka humbur interesin fillestar

  • Kur një apartament reklamohet për muaj të tërë pa ndryshuar asgjë, blerësit mund të fillojnë të dyshojnë për arsyen.

  • Personat që e kanë parë më parë mund të mos jenë më të interesuar.

  • Nëse çmimi nuk përshtatet me reagimin e tregut, publikimi i përsëritur i të njëjtës pronë nuk sjell domosdoshmërisht rezultate.

8. Strategjia e shitjes nuk është e përshtatur me blerësin potencial

  • Nuk është përcaktuar qartë profili i blerësit që mund të interesohet për pronën.

  • Një apartament mund të jetë më i përshtatshëm për banim sesa për investim, ose anasjelltas.

  • Reklamimi duhet të evidentojë përfitimet që kërkon blerësi konkret, jo vetëm karakteristikat fizike të pronës.