Nëse ka një formulë të njohur trendesh në pjesën e interior design-it, është fakti që ambienti duhet të përcjellë përpos modës edhe copëza të personalitetit tuaj që materializohen bukur në ngjyra të ngrohta, në një ndriçim modern, në element natyral si lule apo gjetje të tjera që e bëjnë edhe më unik arredimin e shtëpisë, dhomës apo ambientit tuaj.
Natyrisht, tendencat janë në ndryshim dhe zhvillim të vazhdueshëm, por formula e stilit në arredimin e këtij viti duhet të jetë diçka komode dhe frymëzuese që mund t'i rezistojë kohës dhe të jetë njësh me identitetin dhe stilin tuaj.
me poshte do te gjeni 10 trendet kryesore qe do te dominojne gjate vitit 2024 ne arredimet e apartamenteve.
1 Paleta ngjyrash blu
2 Miks metalesh (inoks, hekur, bronz etj)
3 Bimë dhe mure të “gjalla” plot lule
4 Ndriçim modern
5 Pëlhura me kuadrate, vija
6 Dizajn me materiale të riciklueshme
7 Ngjyra neutrale të reja dhe të ngrohta
8 Harmoni mes të dizajnit modern dhe atij të vjetër
9 Kontrast elegant ngjyrash
10 Fokus në detajet artizanale