Politika e Privatësisë

 

Kompania Billon G&G Group sh.k.p ushtron aktivitetin në fushën e Real Estate, (Agjencisë Imobiliare), duke siguruar respektimin, garantimin, dhe mbrojtjen e të dhënave personale, për ҫdo kategori subjektesh, si klient, agjentë, të punësuar, sipas Ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar.

Përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale bëhet duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, dhe aktet e tjera nënligjore në fuqi.

Agjencia Billion G&G Group mban, ruan dhe përpunon të dhënat personale, sipas përmbushjes së detyrimeve dhe kontratave midis palëve, dhe subjekteve të treta.

Të dhënat mbahen të sigurta, të plota dhe të përditësuara sipas parashikimeve të Ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", ndryshuar.

Çdo vizitor i faqes jep pëlqimin, dhe të dhënat e grumbulluara ruhen dhe përpunohen sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

Personat që aksesojnë të dhënat personale pranë Agjencisë Billion G&G Group janë të trajnuar, dhe kanë nënshkruar deklaratën për ruajtjen e konfidencialitetit.

Përpunuesit dhe personat, që vihen në dijeni me të dhënat e përpunuara pranë Agjencisë Billion G&G Group, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, detyrohen të ruajnë konfidencialitetin dhe besueshmërinë edhe pas përfundimit të funksionit.

Këto të dhëna nuk përhapen, përveç rasteve të parashikuara me ligj.

Subjektet kanë të drejtë për të kërkuar ruajtjen, korrigjimin, fshirjen, kufizimin e përpunimit të të dhënave personale duke dërguar kërkesë në adresën e e-mailit [email protected] ose në numrin e telefonit +355 69 20 33 500.

Transferimi i të dhënave personale bëhet vetëm në rastet kur parashikohet si detyrim ligjor.