Po mendoni të investoni në pasuri të paluajtshme? Më poshtë janë disa këshilla që duhet të merrni parasysh në mënyrë qe të bëni një investim të sigurt.

Po mendoni të investoni në pasuri të paluajtshme? Më poshtë janë disa këshilla që duhet të merrni parasysh në mënyrë qe të bëni një investim të sigurt.

https://billionrealty.al/uploads/billionrealty.al//1713197474-copy-of-si-te-rrisni-2.png



1.Përcaktoni llojin e pronës që doni të investoni: Mund të zgjidhni të investoni në:

- pasuri të paluajtshmë rezidenciale(shtëpi private, vila, apartamenete, dublex etj) dhe
- pasuri të paluajtshme komerciale(dyqane, ambiente për zyra, magazina, depo etj.)

2. Studioni çmimet aktuale të tregut në zonat që ju jeni i interesuar.

3.Vjetërsia e pronës: Çmimet e pasurive të paluajtshme ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe nga viti i ndërtimit, duke zbritur 1% amortizim për çdo vit ndërtimi

4. Origjina e pronës: Është e rëndësishme të bëhet një kontrroll për gjendjen juridike aktuale dhe origjinën e pronës në mënyrë që të shmangen problematikat e mëvonëshme.


5. Merrni Këshillë nga Ekspertët: Konsultoni një agjent imobiliar për t'ju ndihmuar në kërkimin dhe negociatat. Ekspertët mund t'ju japin informacion të vlefshëm rreth tregut dhe procesit të blerjes.


6. Negocioni me Kujdes: Nëse keni gjetur shtëpinë e ëndrrave, mos hezitoni të bëni një ofertë të arsyeshme. Pavarsisht dëshirës që te gjithë kemi për të arritur në cmimin më të leverdishëm duhet te jeni  të arsyeshëm në oferrtën që bëni .


7. Planifikoni Kostot e Mëtejshme: Përveç çmimit të blerjes, konsiderojini edhe kostot e tjera si sigurimin e shtëpisë, shpenzimet noteriale & hipotekore(regjistrimin pranë ASHK-së) dhe rinovimet e mundshme.