Çmimi i gabuar është një nga arsyet kryesore pse një pronë qëndron gjatë në treg, nuk tërheq interes ose nuk shitet fare. Vendosja e çmimit kërkon analizë të kujdesshme dhe objektivitet. Më poshtë janë gabimet më të zakonshme që bëjnë pronarët:

1. Çmimi emocional, jo realist

Pronarët shpesh e mbivlerësojnë pronën për shkak të lidhjes emocionale ose kujtimeve që kanë aty. Cmimi duhet të bazhohet sipas tregut.

2. Mbiçmimi me qëllim negocimi.

Prona nuk tërheq interes dhe "digjet" në treg. Cmimi duhet realist.

3. Krahason me prona të ngjashme.

Pronat mund të duken të ngjashme por ndryshon cilësia,lokacioni,etj.

4. Injorimi i kushteve të tregut aktual.

Sugjerohet konsultim një agjenci profesionale që ndjek tregun çdo ditë.

5. Mosvlerësimi i gjendjes reale të pronës.

Vlerësimi objektiv i gjendjes se prones ku perfshihet arredimi,rikostuksioni etj ndihmon në caktimin e cmimit real te pronës.

6. Mungesa e fleksibilitetit.

Nëse prona ju qëndron gjatë ne tregu duhet të kemi një oferte me të ulët për këtë pronë.