Në përditshmërinë tonë hasim me njerëz, miq dhe të afërm, të cilët jetojnë në Tiranë apo qytete të tjera në një shtëpi apo apartament me qera. Shumë prej tyre çifte të reja të cilët e kanë të vështirë të blejnë një shtëpi apo apartment me pagesë totale, dhe e vetmja zgjedhje mbetet blerja me kredi.

Proçesi i kredimarrjes për të blerë shtëpi duket i vështirë, por nuk është aq i vështirë nëse ndiqni disa hapa të caktuar të cilët do t’jua listojme në vazhdim.

 

1.Lini një takim me një Konsulent Imobiliar dhe përcaktoni kërkesën tuaj.

Nëse keni vendosur të blini apartament  është e rëndësishme që paraprakisht të bëni një takim me një Konsulent Imobiliar për të marrë një informacion më të detajuar mbi tregun, çmimet dhe opsionet e mundshme. Ky takim do ju ndihmojë për të gjetur alternativat më të mira për ju, me vlerën më të mirë dhe në kohën më të shkurtër, pasi konsulentet kanë informacion për çdo pronë që është në shitje, dhe nëse një pronë mund të blihet ose jo me kredi.

2. Merrni një paraparovim nga banka ku doni të aplikoni.

Duke qënë se mënyra juaj e blerjes është me financim një takim me analistin e kredisë do ju ndihmonte të merrnit një paraprovim nga banka për gjëndjen tuaj financiare.

3. Përgatisni dokumentat e nevojshme për të aplikuar për kredi.

Për të marrë një opinion paraprak nuk është e nevojshme që të jenë të gjitha dokumentat por sa më shumë të dhena ti jepni analistit te kredisë aq më e qartë është për të gjëndja juaj financiare dhe vlera e kredisë që mund t’iu aprovoj.

Përgatitja e dokumentave ju shkurton kohën e proçesit të blerjes në momentin që ju vendosni të blini një apartament.

Këto janë dokumentat e nevojshme që duhet të bëni gati:

• Statemant bankar
• Vërtetim pune
• Historiku i kredive të mëparëshme
• Të ardhurat nga biznesi

 

4.Përcaktoni qartë buxhetin tuaj.

Një paraaprovim nga banka ju ndihmon për të përcaktuar buxhetin maksimal që ju mund të investoni për blerjen e apartamentit. Ky është momentin për një ritakim me Konsulentin tuaj Imobiliar, për të përcaktuar buxhetin që do investoni dhe për të marrë një orientim nga Agjenti për zonat që mund të blini me këtë buxhet.

5.Filloni të shikoni apartamentet e prezantuara nga Agjensia që keni vendosur të bashkëpunoni.

Kërkimi për apartament është pjesa më interesante e proçesit të blerjes, pasi ju e imagjinoni jetesën në çdo apartament që shikoni.
Selektimi i apartamenteve nga Konsulenti juaj e bën dhe më interesant proçesin, pasi në një kohë shumë të shkurtër ju mund te shikoni apartamentet më të mira për ju dhe familjen tuaj, për të tjerat kujdeset Konsulenti juaj.

6. Bëni një ofertë për apartamentin që ju pëlqen më shumë.

Supozojmë që ju e gjetët apartamentin perfekt për ju. Është koha që bashkë me Konsulentin tuaj të uleni të bisedoni për termat dhe pse jo për një ofertë për blerjen e apartamentit.

7.Aplikoni për kredinë.

Kur oferta juaj është pranuar nga pala shitëse atëherë është momenti që ju të kontaktoni përsëri agjentin e kredisë për të filluar procedurat e kredisë Në këtë moment agjenti i kredise pasi të ketë filluar aplikimin për kredinë do t’ju kërkojë që një vlerësues i bankës të shikoj apartamentin dhe ti vendosen në dispozicion dokumentat e pronës si mëposhte:

• Çertifikatë pronësie
• Kartelë e rifreskuar
• Origjina e pronës
• Harta treguese
• Planimetria.

 

8.Behuni gati për të jetuar në apartamentin tuaj të ri.

Nëse keni dorezuar te gjitha dokumentacionin e nevojshmëm në bankë dhe keni firmosur kontratat duhet të prisni vetëm pak ditë që apartamenti të bëhet i juaji.

Kontaktoni  Konsulentet e Billion G&G Group   për t’jua bërë proçesin më të lehtë.

Kontakt +355 692033500