Nëse jeni një konsulent i ri imobiliar apo mendoni të bëheni pjesë e industrisë imobiliare, mbase po pyesni veten si të futeni në këtë treg dhe mbi të gjitha si të bëheni të suksesshëm?
Gjëja me thelbësore që duhet të keni parasysh është që ta shikoni veten tuaj si një partenr biznesi me kompaninë ku do të punoni . Kjo mundt t’ju duket e çudtishme, por ta shohësh veten si biznesman në Real Estate nuk është edhe aq e vështirë.
Për të qenë i sukseshëm në tregun imobiliar shqiptar, por jo vetëm duhet të keni parasyshë këto 10 këshilla:
1- Jini të disponueshëm
Ju mund të punoni me disa klientë në të njëjtën kohë, por nëse nuk arrini t'i kushtoni vëmendjen e duhur secilit prej tyre, në fund të ditës mund të krijoni disa klientë te pakenaqur. Sigurisht, do të ketë raste kur vërtet nuk jeni në gjendje të arrini të përgjigjeni në telefon, por kur është e mundur mos e lini kurrë një klient pa përgjigje. Merrni pesë minuta për t'i ndihmuar ata dhe ju do të bëheni një hero. Është po aq e rëndësishme të pyesni çdo klient për metodën e preferuar të komunikimit. A u pëlqejnë mesazhet, emailet apo telefonatat? Cilado qoftë përgjigja, sigurohuni që të ndërveproni me ta në atë medium. Klientët do ta vënë re kur ju merrni kohë për të personalizuar përvojën e tyre dhe për të kujtuar "gjërat e vogla".
2- Vendosni Objektiva
A e dini se 83 për qind e popullsisë nuk vendos objektiva? Për më tepër, vetëm tre përqind e njerëzve i shkrujanë objektivat e tyre. Megjithatë, nëse merrni kohë për të shkruar qëllimet tuaja, do të keni 79 përqind më shumë gjasa për t'i arritur ato. Me këto statistika nuk ka asnjë arsye që të mos shtoni përcaktimin e objektivave në detyrat e përditshme të biznesit tuaj.
Vendosja e objektivave është e rëndësishme për të gjithë konsulentët e pasurive të paluajtshme që duan të kenë sukses, pasi objektivat janë një mënyrë për të gjurmuar dhe matur ecurinë e punës tuaj. Si mund të dalloni nëse biznesi juaj po përmirësohet nëse nuk e dini se si jeni ju në raport me konkurrencën? Vendosja e objektivave specifike, të matshme, të zbatueshme, realiste dhe të kufizuara në kohë është një mënyrë e sigurt për të arritur suksesin.
3- Krijoni një plan marketingu të qartë
Çelësi i suksesit në marketing është që të arrini së pari të personalizoni çdo përvojë të klientëve tuaj. Përdorni teknologjinë e re dhe metodat e marketingut të shkollës së vjetër për të arritur një bazë të gjerë klientësh dhe sigurohuni që të përcaktoni audiencën tuaj të synuar. Pasi të gjeni një strategji që funksionon për ju, mund ta përdorni atë në mediume të ndryshme.
4- Bëhuni një ekspert në tregun tuaj
Duke qenë se informacioni për çdo gjë ndodhet në internet, blerësit/shitësit e pasurive të paluajtshme janë më pak të prirur të përdorin shërbimet e konsulentëve imobiliar. E vetmja gjë që një agjent imobiliar mund t'u ofrojë klientëve që nuk mund ta gjejnë në internet është ekpertiza dhe përvoja e tij.
Prandaj është e rëndësishme që te njihni shumë mirë punën tuaj dhe të keni informacion mbi tregun imobiliar dhe legjislacionin mbi pasuritë e paluajtshme. Përditësimi me të rejat më të fundit në industrinë tuaj dhe fokusimi në tregun tuaj lokal është mënyra më e mirë për të ecur përpara dhe per të qenë i sukseshëm në Real Estate.
5. Ndërtoni marrëdhënie
Një agjent i suksesshëm i pasurive të paluajtshme do të ketë një axhendë të zënë në çdo kohë. Megjithatë, ky nuk është justifikim për të hequr dorë nga ndërtimi i marrëdhënieve me klientët.
Ndërtimi i marrëdhënieve, është gjëja më e vlefshme për të cilën një agjent imobiliar mund të shfytëzojë kohën e tij. Mënyra më e mirë për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhëniet me klientët është duke dëgjuar nevojat individuale të çdo klienti. Agjentët që përqendrohen vetëm tek përfitimet e tyre financiare nuk mund të dallojnë se çfarë dëshiron klienti i tyre.
Mos harroni se një agjent imobiliar është më pak një shitës dhe më shumë një udhëzues - një mentor ose këshilltar që ndihmon njerëzit në një nga përvojat më emocionuese (dhe jashtëzakonisht të vështira) të jetës së tyre.
6.Shfrytëzoni rrjetet sociale
Një formë për të qenë i përditësuar mbi tendencat dhe teknologjitë më të reja është prezenca në mediat sociale. Edhe nëse nuk e konsideroni veten të aftë në përdorimin e rrjeteve sociale, duhet patjetër të jeni prezent dhe të ndërtoni imazhin tuaj si konsulent dhe ekspert në industrinë imobiliare.
7. Zbatimi i Sistemeve të Biznesit të Vogël
Duke përdorur strategjitë e mësipërme, ju, në fakt, po zbatoni sistemin e biznesit të vogël. Bizneset e vogla më të suksesshme janë të strukturuara; ata ndjekin procese strikte, kanë strategji të mirëpërcaktuara, kanë plane veprimi që rrjedhin nga objektiva të përcaktuara qartë dhe më e rëndësishmja, ata fokusohen në nevojat e klientëve.
8. Mos u fokusoni vetëm në shitje
Shitja e pronës është qëllimi kryesor i një agjenti të suksesshëm të pasurive të paluajtshme, por mos e bëni atë fokusin kryesor të ndërveprimit tuaj me blerësit/shitësit. Ndërtoni lidhjen tuaj me blerësit/shitësit në mënyrë që ata të ndihen rehat dhe të krijojnë besimin e tyre tek ju. Ju keni më shumë gjasa të kryeni transaksione nëse klientët besojnë se ju po mbroni interesat e tyre, prandaj mos lejoni që shitja e shtëpisë të jetë fokusi i vetëm i marrdhënies tuaj me klientin.
9. Trajnohuni dhe mësoni nga ekspertët e fushës
Gjeni një mentor që ka përvojë në industrinë e pasurive të paluajtshme nga i cili mund të mësoni procesin e shitjes së një prone. Kjo do t'ju lejojë të shihni dokumentet e përfshira në marrëveshjet e pasurive të paluajtshme që do t'ju mundësojë të jeni më të sigurt dhe të aftë për të trajtuar një marrëveshje në mënyrë të pavarur.
10. Përdorni mjetet dhe teknologjinë e duhur
Teknologjia e duhur është thelbësore për një fushatë të suksesshme marketingu për agjentët e rinj. Sigurohuni që të krijoni një prani të fortë në mediat sociale për të arritur një audiencë sa më të gjërë.