SHITET APARTAMENT 2+1+2 TEK SPAKU! Jordan Misja, Tirana, Albania
- Apartment
- 94
- 2
- 2
- Harta
- 16
Shitet apartament 2+1+2 tek Rruga e Burgut, pranë SPAK, në një pozicion të favorshëm dhe me akses të shpejtë drejt zonave kryesore të Tiranës.
Apartamenti pozicionohet në katin e parë banim (i dyti teknik) dhe ofron një planimetri të rregullt dhe funksionale, të mirëorganizuar për një jetesë komode.
Prona ka 93.71 m² sipërfaqe bruto dhe 80.94 m² sipërfaqe neto, e organizuar në:
Ambient ndenjeje
2 dhoma gjumi
2 tualete
Ballkon
Apartamenti karakterizohet nga ekspozim i mirë ndaj dritës natyrale.
Prona ndodhet aktualisht në fazën përfundimtare të ndërtimit, me përfundimin e projektit të parashikuar në Dhjetor 2026.
Zona pranë SPAK dhe Rrugës së Burgut është një nga zonat me akses të mirë në Tiranë, me lidhje të shpejta me qendrën dhe akset kryesore të qytetit. Pozicioni pranë institucioneve dhe shërbimeve të ndryshme e bën pronën të përshtatshme si për banim, ashtu edhe për investim.
Çmimi i apartamentit: 200 milionë lekë.
Post parkimi opsional: 25 milionë lekë.
Për informacione më të detajuara ose për të planifikuar një vizitë në pronë, kontaktoni në:
☎️ +355692033500
Prona të ngjashme
- 90 m2
- 1
- ID: Billion4989
- 210 m2
- 2
- ID: Billion3425
