JEPET APARTANMENT 2+1+2 ME QIRA TEK DREJTORIA E POLICISE Myslym Shyri, Tirana, Albania
- Apartment
- 120
- 2
- 1
- Harta
- 12
Jepet apartament me qira tek Drejtoria e Policisë, në një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara të Tiranës, shumë pranë qendrës së qytetit dhe me akses të shpejtë në rrugët kryesore, institucione shtetërore, zyra, shkolla, markete dhe çdo shërbim të nevojshëm për një jetesë komode.
Apartamenti ka tipologji 2+1+2 me sipërfaqe totale 120 m² dhe ndodhet në katin e 2-të të një pallati të ri, modern dhe shumë të mirëmbajtur. Pallati është i pajisur me dy ashensorë dhe ofron kushte shumë të mira administrimi dhe sigurie.
Prona është e mobiluar me mobilim të ri, bashkëkohor dhe cilësor. Ambientet janë të bollshme, të organizuara në mënyrë funksionale dhe të ndriçuara natyralisht gjatë gjithë ditës. Apartamenti është i shtruar me parket dhe i pajisur me kondicioner në çdo dhomë, duke siguruar komoditet maksimal në çdo stinë të vitit.
Falë pozicionit, hapësirës dhe cilësisë së ndërtimit dhe mobilimit, apartamenti është ideal për familje ose individe që kërkojnë një banesë komode dhe me standard të lartë jetese në një zonë elitare të Tiranës.
Çmimi i qirasë: 1000 euro.
Prona të ngjashme
- 120 m2
- 2
- ID: Billion4587
- 80 m2
- 2
- ID: Billion4515
- 112 m2
- 2
- ID: Billion4504
