JEPET ME QIRA APARTAMENT 2+1+2 – TOUCH OF THE SUN, SAUK sauk, Tirana, Albania
- Apartment
- 106
- 2
- 2
- Harta
- 8
Apartament premium me qira në Rezidencën Touch of the Sun, Sauk, i projektuar për të ofruar komoditet dhe standard të lartë jetese. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 106 m² neto, ndodhet në katin e 2-të të një godine 4-katëshe dhe disponon parkim.
Apartamenti organizohet në 2+1 me 2 tualete dhe është i pajisur me kondicioner në çdo dhomë. Ka termoizolim, ngrohje të integruar në dyshemenë e banjove dhe hyrje direkte nga parkimi. Pajisjet elektroshtëpiake janë të markave Miele dhe Teka. Rezidenca disponon sistem antisizmik, ujë dhe energji elektrike 24 orë, si dhe gjenerator rezervë në rast ndërprerjeje të energjisë.
Rezidenca është e rrethuar dhe e pajisur me portë dhe roje 24 orë, duke ofruar siguri dhe privatësi për banorët. Në çmim përfshihen përdorimi i pishinës, ambientet BBQ dhe piknik, ambientet për evente, Game Room, palestra, kinema, interneti dhe mirëmbajtja mujore e rezidencës.
Çmimi i qirasë është 1,300 € në muaj.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, kontaktoni në 069 929 6398.
