Për të eleminuar këto problematika, ekziston zgjidhja ideale - agjentët ose agjencitë imobiliare.
Ka 5 arsye pse duhet të bashkëpunoni me një agjent imobiliar.
1. Agjentët imobiliar ju ofrojnë me shumë opsione
Agjentët imobiliarë kanë shumë website online për të publikuar kërkesat dhe ofertat, por a do të mjaftojë kjo? E vërteta është se ata nuk kanë asnjë interes të shkojnë te këto faqe dhe të publikojnë njoftimet se shtëpia juaj është në shitje. Ju mund të mos keni asnjë lloj kontakti me klientë potencialë, ndërmjetës apo agjentë imobilar. Të gjithë këta janë target grupe personash të domosdoshëm dhe blerës potencialë për shtëpinë tuaj. Një numër i vogël blerësish, nënkupton pritje më të gjatë për të shitur shtëpinë tuaj dhe rrezikshmëri për të mos fituar aq para sa vlen vërtetë prona. Një agjent i mirë imobiliar ka një listë të klientëve të mundshëm, në mënyrë që ai të mund të përhapë shpejt “lajmin”.
2. Agjentët imobiliar janë negociues profesionist
Shumë njerëzve nuk i pëlqen koncepti i marrëveshjes së një kontrate të pasurive të paluajtshme me një agjent. Shpeshherë ata mendojnë se negociatat e drejtpërdrejta midis blerësve dhe shitësve janë më transparente dhe inkurajojnë palët të kujdesen më mirë për interesat e tyre. Kjo është sigurisht e vërtetë, por vetëm nëse si blerësi ashtu edhe shitësi, janë individë të cilët ruajnë etikën dhe sinqeritetin në çdo moment. Një agjent imobiliar do t’ju ndihmojë duke biseduar me ju për situatat e vështira që krijohen. Ata mundohen t’i “zbusin” ato dhe t'i parandalojnë në kohë para se të kthehen në çështje personale.
3. Agjentët imobiliar ju kursejnë kohë dhe energji
Nëse po përpiqeni të blini një shtëpi, një agjent imobiliar mund t’ju gjejë atë që i përshtatet standardeve tuaja, të mbajë kontakte me agjentët e shitjeve dhe të bëjë marrëveshje. Në mungesë të një agjenti, të gjithë këto procedura të vështira do t’ju duhet t’i realizoni vetë.
Në të njëjtën mënyrë, edhe nëse po përpiqeni të shisni vetë shtëpinë tuaj, do t'ju duhet të telefononi palët e interesuara, t'ju përgjigjeni pyetjeve dhe të caktoni takime. Kini parasysh se klientët potencialë do të kenë gjithmonë tendencë t’ju manipulojnë nëse ju shohin që nuk jeni profesionistë të fushës.
Na vjen keq t’jua themi por mund të ndodhi që të caktoni një takim me një klient, dhe pas disa orësh ta gjeni veten duke u kthyer në shtëpi “duarbosh” sepse askush nuk u shfaq përpara jush.
Gjithashtu, procesi i përfundimit të transaksioneve të pasurive të paluajtshme kërkon dokumentacion shterues. Kjo përfshin dokumente të ndërlikuara të kontratës, oferta, propozime dhe kundëroferta, deklarata të negociatave, zbulime federale dhe të mandatuara nga shteti dhe shumë më shumë. Shumica e blerësve dhe shitësve të shtëpive janë të befasuar kur përballen me sasinë e dokumentacioneve që nevojiten.Ju nuk keni pse t’i krijoni vetes të tilla situata stresuese! Gjithçka që ju duhet është një agjent imobiliar i cili do ta bëjë gjithçka më të lehtë!
4. Agjentët imobiliar e dinë se çfarë të kërkojnë
Agjentët imobiliar e kuptojnë më mirë vlerën e tregut. Edhe pse të gjithë mund të kalojnë disa minuta në internet për të mësur çmimet e pronave, agjentët imobiliar kanë intuitën dhe profesionalizimin për të kuptuar nëse një pronë është e mbivlerësuar ose e nënvlerësuar. Një agjent imobiliar e ka aq të thjeshtë për të kuptuar atë që ju po kërkoni, sa nuk do të humbasë as kohën e tij dhe as tuajën, me propozime jo të vlefshme.
5. Agjentët imobiliar nuk gënjejnë
Mirë në rregull, ata e bëjnë ndonjëherë! Megjithatë, duke qenë se ata janë profesionistë të licencuar, nëse gënjejnë, kanë dënime më të rënda se sa një blerës apo shitës i thjeshtë privat. Nëse bashkëpunoni me një agjent imobiliar të licencuar, ai ka një detyrim ligjor mbi besimin dhe sinqeritetin në një bashkëpunim. Me fjalë të tjera, një agjenti të licencuar, ligji i kërkon që të veprojë në interes të klientëve të tij.
Mos e harroni asnjëherë se kur blini apo shisni një pronë, agjenti imobilar është aleati juaj më i mirë. Gjithashtu, kini parasysh se agjentët imobiliar mbështeten në referime për të ndihmuar kompaninë e tyre të zgjerohet. Kjo nënkupton që ata duhet të bëjnë çdo përpjekje për të garantuar përmbushjen e dëshirave dhe kërkesave tuaja, në mënyrë që ju, pa u menduar 2 herë, ta rekomandoni atë të miqtë apo familjarët tuaj.
Përveç kësaj, agjenti imobiliar që ju zgjidhni të bashkpunësoni do të jetë aty për ju, për një kohë të gjatë. Rrjedhimisht ju do të keni “krahun tuaj të djathtë” në të gjitha situatat kur doni të blini apo të shisni një pronë.