TEK GARDA E REPUBLIKES, SUPER APARTAMENT NE SHITJE! Garda, Tirana, Albania

ID: Billion2631
Për Shitje 539,000 €

Tek nje nga zonat me te mira ne Tirane, prane liqenit artificial dhe ish bllokut, ofrojme apartament per shitje. Apartamenti ndodhet ne nje pallat te ri, ndertim teper cilesor dhe shume prane rruges kryesore. Apartamenti ka siperfaqe totale 202m2 dhe ka planimetri shume te rregullt. Eshte i organizuar ne sallonin e ndenjes dhe ambientin e ngrenies te cilet kane edhe dalje ne ballkonin e perbashket; dhomen matrimoniale e cila ka dalje ne ballkon dhe tualet te vecante i cili ka edhe dritare; nje ambient tjeter ne te cilin jane dy dhoma gjumi dhe kane nje tualet te perbashket; nje dhome tharje dhe tualet kryesor. Veranda eshte nje nga elementet kryesor dhe me te vecante te ketij apartamenti pasi te jep ndjesine e nje kopeshti privat per shkak te madhesise; privatesise dhe gjelberimit qe ofrohet. Orientimi i apartamentit eshte i tille qe i jep shume ndricim gjate pjeses me te madhe te dites. Apartamenti eshte i mobiluar edhe i investuar ne detaje, ku permendim drurin afrikan qe eshte perdorur per pjesen kryesore te ambientit; ndricimi me mozaike te kompanive me prestigjioze ne treg dhe mobilie te markave italiane si Natuzzi, apo elektroshtepiake te Miele, etj. Apartamenti disponon dokumentacion te plote hipotekor.
Per me shume informacione ose per te planifikuar nje vizite ne prone na kontaktoni ne +355692033500!