SHITET GARSONIERE REZIDENCA TURDIU Ish Fusha e Aviacionit , Rezidenca Turdiu, Tirana, Albania

ID: Billion5329
Për Shitje 109,000 €

SHITET GARSONIERE TEK REZIDENCA TURDIU , ISH FUSHA E AVIACIONIT

Disponojmë për shitje një garsoniere në Rezidencën Turdiu, e pozicionuar në zonën e Ish Fushës së Aviacionit, një nga zonat urbane me zhvillim të vazhdueshëm dhe kërkesë të mirë për prona me potencial investimi në Tiranë.

- Tipologjia: Garsoniere
- Sipërfaqe: 41.9 m²
- Kati: 4
- Godina disponon 3 ashensorë, duke ofruar lehtësi dhe komoditet në lëvizjen e përditshme.
- Pajisja me certifikatë pronësie pritet të përfundojë brenda pak muajsh.

Rezidenca Turdiu ofron një ambient rezidencial të organizuar, me akses në shërbime të ndryshme të përditshme, si markete, farmaci, bare, restorante dhe biznese të tjera, duke e bërë një zgjedhje praktike për banim.

- Afërsi me shkolla, kopshte dhe institucione arsimore.
- Akses të lehtë në transportin publik.
- Prani të marketeve, farmacive, lokaleve dhe shërbimeve të ndryshme.
- Akset ne rruget kryesore dhe zonat e tjera të qytetit.
- Afërsi me ambiente të gjelbra dhe hapësira rekreative për shëtitje dhe aktivitet fizik.

Falë sipërfaqes funksionale dhe pozicionit të favorshëm, kjo garsoniere përbën një mundësi interesante për investitorët që synojnë ta shfrytëzojnë për qira afatgjatë ose akomodim afatshkurtër përmes platformave si Airbnb.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni:

📞 +355 69 203 3500