VILE PER SHITJE NE ALI DEM Ali Demi , Zona Vilave, Tirana, Albania
- House
- 229
- 5
- 3
- Harta
- 4
Vile per shitje ne Ali Dem , ideale per investim strategjik.
Nëse jeni në kërkim të një prone që kombinon qetësinë absolute, hapësirën e gjerë dhe potencialin e lartë financiar, kjo vilë dykatëshe e vendosur në Rrugën "Pasho Hysa" është mundësia ideale investimi.
E pozicionuar në një zonë ekskluzivisht të përbërë nga vila, kjo pronë ofron privatësi dhe qetësi të munguar në qendër të qytetit. Megjithatë, lidhja është e shkëlqyer: vetëm 10 minuta larg qendrës me automjet, 30 minuta në këmbë, dhe me dalje të menjëhershme në autostradë brenda 2 minutave.
• Sipërfaqe Trualli 500 m²
• Sipërfaqe Ndërtimi 229 m² (të shpërndara në 2 kate funksionale)
• Ndërtesë me dy kate, me një hapsirë shumë të madhe përballë dhe pamje të hapur që garanton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
• Vende parkimi të bollshme brenda pronës.
• Leje ndërtimi e miratuar,mundësi ndërtimi për katin e 3-të, duke rritur ndjeshëm metrat katrorë dhe vlerën e investimit.
• Vila disponon një pus me vlerë të konsiderueshme dhe me ujë të bollshëm, duke garantuar kursim ekonomik afatgjatë.
• E përshtatshme jo vetëm për banim familjar komod, por edhe si mundësi e shkëlqyer investimi për qiradhënie afatgjatë ose për strukturë akomoduese tip Airbnb.
• Dokumentacion i rregullt hipotekor (Certifikatë pronësie).
• Pronë e rivlerësuar nga shteti, gati për çdo lloj procedure transaksioni bankar apo noterizimi.
Për një prezantim më të detajuar të pronës, planimetrinë ose për të planifikuar një vizitë nga afër, ju ftojmë të na kontaktoni +355692089998
