SHITET APARTAMENT 2+1+2 TEK XHANFIZE KEKO Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania

ID: Billion4982
Për Shitje 250,000 €

Shitet Apartament 2+1+2 – Rruga Xhanfize Keko

Ofrohet për shitje një apartament modern i tipologjisë 2+1+2, i pozicionuar në një bllok të ri kompleksesh në zonën e Rrugës Xhanfize Keko, me të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode dhe praktike.

Apartamenti ndodhet në katin e 2-të dhe ka orientim perëndimor, duke garantuar ndriçim natyral dhe një ambient të ngrohtë gjatë orëve të pasdites.

Prona është totalisht e mobiluar dhe e pabanuar më parë, me arredim bashkëkohor dhe ambiente të mirëorganizuara.

Organizohet në:

* Sallon ndenjeje dhe kuzhinë të konceptuara në një ambient të përbashkët;
* Dy dhoma gjumi;
* Korridor shpërndarës;
* Tualet;
* Ambient lavanderie brenda njërës prej dhomave të gjumit.

Në ambientin e lavanderisë janë realizuar të gjitha instalimet e nevojshme, duke krijuar mundësinë që, sipas dëshirës së pronarit të ri, të përshtatet lehtësisht në një tualet të dytë.

Kompleksi ofron një infrastrukturë të plotë banimi, me akses të shpejtë në markete, farmaci, institucione arsimore, shërbime të ndryshme dhe linja transporti.

Një zgjedhje ideale për banim familjar ose investim, në një zonë në zhvillim dhe shumë të kërkuar të Tiranës.

📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë: 069 207 2227

Prona të ngjashme

Për Shitje 195,000 €
  • 144 m2
  • 2
  • ID: Billion4787
Për Shitje Kontakto për cmimin
  • 94 m2
  • 2
  • ID: Billion4769