SHITET APARTAMENT 1+1 QERRET QERRET, Durrës, Albania
- Apartment
- 68
- 1
- 1
- Harta
- 5
Shitet apartament 1+1 në Erdiar Residence – vetëm 200 m nga deti
Ofrohet për shitje një apartament i këndshëm 1+1, me sipërfaqe totale 67.67 m², i pozicionuar në kompleksin modern Erdiar Residence, vetëm 200 metra larg detit.
Apartamenti ka orientim jug, çka i siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një atmosferë të ngrohtë e të rehatshme. Organizimi është praktik dhe funksional, me ambient ndenjeje të kombinuar me kuzhinën, një dhomë gjumi komode, tualet dhe ballkon, duke e bërë ideal si për pushime familjare, ashtu edhe për investim.
Ndodhet në katin e dytë të banimit, ndërsa nivelet e poshtme të objektit do të jenë të dedikuara për hoteleri dhe shërbime. Banimi fillon nga kati i tretë i godinës, duke ofruar më shumë qetësi, privatësi dhe rehati për rezidentët.
Objekti është aktualisht në fazë karabina, me punimet që kanë arritur në katin e tretë. Projekti parashikon pishinë, ambiente relaksi dhe facilitete të ndryshme, të menduara për ta kthyer çdo qëndrim në një eksperiencë të këndshme pranë detit.
Një zgjedhje shumë e mirë për banim sezonal, shtëpi pushimi ose investim me potencial për qira gjatë sezonit veror.
Per me teper kontaktoni ne numrin 0692033500
Prona të ngjashme
- 68 m2
- 1
- ID: Billion3664
- 80 m2
- 1
- ID: Billion3663
