JEPET ME QIRA APARTAMENT 2+1 + POST PARKIMI TEK KOMPLEKSI KADIU, ALI DEMI Ali Demi, Tirana, Albania

ID: Billion4846
Për Qira 600 €

Jepet me qira apartament 2+1 me post parkimi, i sapo arreduar, në Kompleksin Kadiu, një nga rezidencat më të preferuara në zonën e Ali Demit.

Apartamenti ka një sipërfaqe prej 75 m² dhe organizohet në ambient ndenjeje së bashku me këndin e gatimit, 2 dhoma gjumi, tualet me dritare dhe ballkon me pamje të hapur. Ndodhet në katin e 9-të orientim veri-lindje-jug, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.

Prona ofrohet me arredim bashkëkohor dhe komod, duke garantuar fleksibilitet dhe kushte optimale për një jetesë komode.

Zona e Ali Demit është një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, e karakterizuar nga infrastruktura e zhvilluar, akses i shpejtë me qendrën e qytetit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme pranë.