JEPET ME QIRA AMBIENT ZYRE TEK KULLAT BINJAKE kullat binjake, Tirana, Albania
- Office
- 228
- 0
- 3
- Harta
- 6
Jepet zyrë me qira në zemër të Tirana, tek Kullat Binjake, një nga ndërtesat më prestigjioze dhe më të kërkuara për zhvillimin e aktiviteteve të biznesit në kryeqytet.
Zyra ndodhet në katin e 10-të të kullës dhe ofron pamje të hapur nga rruga kryesore, duke garantuar ndriçim të bollshëm natyral gjatë gjithë ditës si dhe një ambient pune të rehatshëm dhe përfaqësues. Pozicionimi në një nga adresat më elitare të Tiranës e bën këtë pronë ideale për kompani serioze që kërkojnë imazh, aksesueshmëri dhe standard të lartë.
Ambienti ka një sipërfaqe totale prej 228 m² dhe është i organizuar në mënyrë funksionale si më poshtë:
Një hapësirë e madhe open space, e përshtatshme për organizim sipas nevojave të biznesit
Dy ambiente depo/magazinimi
Një ambient i dedikuar për kuzhinë
Tre tualete
Godina ofron administrim dhe mirëmbajtje cilësore, siguri dhe akses të kontrolluar, duke e bërë një zgjedhje shumë të përshtatshme për zyra qendrore, kompani ndërkombëtare, institucione financiare apo biznese që kërkojnë një adresë prestigjioze.
Çmimi i qirasë është 4,500 Euro/muaj, i cili përfshin edhe taksën e administrimit.
Për më tepër informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni në numrin e telefonit: 069 20 33 500.
Prona të ngjashme
- 118 m2
- ID: Billion4695
