JEPET APARTAMENT 1+1 ME QIRA TEK PALLATET AGIMI pallatet agimi, Tirana, Albania
- Apartment
- 65
- 1
- 1
- Harta
- 15
Jepet me qira apartament 1+1 tek Pallatet Agimi, në zemër të Tiranës, në zonën e Bllokut, një nga zonat më të kërkuara dhe më elitare të kryeqytetit. Lokacioni ofron akses të menjëhershëm në institucione, zyra, qendra biznesi, bare, restorante, supermarkete dhe çdo shërbim të nevojshëm për një jetesë komode urbane.
Apartamenti ndodhet në katin e 4-t të një pallati ekzistues, të mirëadministruar. Me një sipërfaqe të bollshme prej 65 m², prona ofron organizim shumë funksional dhe hapësira të mirëshfrytëzuara. Planimetria përbëhet nga një sallon i rehatshëm dhe i ndriçuar natyralisht, një kuzhinë e veçuar, e cila garanton komoditet dhe privatësi në gatim, një dhomë gjumi komode, si dhe një korridor shpërndarës që lidh në mënyrë të rregullt të gjitha ambientet.
Apartamenti jepet për herë të parë me qira dhe është i sapomobiluar në detaje, me mobilim modern dhe cilësor. Çdo element është zgjedhur me kujdes për të ofruar rehati dhe funksionalitet maksimal. Prona disponon të gjitha elektroshtepiaket e nevojshme, përfshirë lavatriçe, lavastovilje, frigorifer, furrë, pianurë si dhe dy kondicionerë, të vendosur përkatësisht në sallon dhe në dhomën e gjumit, duke garantuar komoditet në çdo stinë të vitit.
Orientimi është shumë i favorshëm, me pamje direkte nga rruga dhe me ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës, çka e bën ambientin të ngrohtë dhe të këndshëm për banim.
Kjo pronë është zgjedhje ideale për individë apo çifte që kërkojnë të jetojnë në një nga zonat më dinamike të Tiranës, me standard të lartë jetese dhe akses të menjëhershëm në çdo facilitet.
Çmimi: 750 Euro/muaj.
Per me teper informacion apo nje vizite ne prone na kontaktoni ne numrin e telefonit 0692033500.
Prona të ngjashme
- 80 m2
- 1
- ID: Billion4113
- 90 m2
- 2
- ID: Billion3955
- 123 m2
- 2
- ID: Billion3915
