AMBIENT KOMERCIAL ME QIRA TEK BULEVARDI DESHMORET E KOMBIT rruga ukraina e lire, Tirana, Albania

ID: Billion4292
Për Qira 6,000 €

Ambient komercial për qira në Bulevardin e Kombit, pranë Kullave Binjake

Ky ambient komercial ofron një hapësirë funksionale dhe moderne me sipërfaqe totale prej 275.5 m², të organizuar në mënyrë optimale për të përmbushur nevojat e biznesit tuaj. Ambienti ndodhet në katin e 4-të të një objekti me ashensor të dedikuar, që lehtëson qasjen dhe siguron komoditet maksimal, pasi ashensori hapet direkt në ambient.

Përbërja e ambientit përfshin:

6 dhoma pune, të cilat mund të përdoren për zyra, takime apo aktivitete të ndryshme profesionale

Një open space në hyrje, i dedikuar për recepsion, ku mund të mirëpresni klientët dhe vizitorët në mënyrë profesionale dhe komode

1 kuzhinë e pajisur për përdorim të stafit

3 tualete, që garanton komoditet për stafin dhe vizitorët

Ambienti ka dy korridore shpërndarëse dhe dyer lidhëse ndërmjet dhomave, që mundësojnë lëvizje të lehtë dhe organizim fleksibël të hapësirës.

Në çdo dhomë është siguruar ndriçim natyral, për një atmosferë të këndshme pune, si dhe kondicioner për temperaturë optimale gjatë gjithë vitit. Ndriçimi i brendshëm realizohet me drita LED , ndërsa sistemi i kamerave të sigurisë garanton mbrojtje dhe kontroll 24/7 të ambientit.

Pamja nga ambienti është unike, me dritare në të dy anët e rrugës, duke siguruar ndriçim të bollshëm dhe pamje të hapur.

Ky ambient është ideal për kompani, agjenci, zyre shërbimesh, apo biznese që kërkojnë një vend funksional dhe të aksesueshëm në një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës.

Për më shumë informacion apo për të organizuar një vizitë në terren, ju lutemi na kontaktoni +355692033500.