SHITET SHTËPI PRIVATE DHE TOKE NË DHËRMI! Dhërmi, Vlorë, Albania

ID: Billion3644
Për Shitje 1,700,000 €

Shitet një shtëpi 4-katëshe dhe toke truall në Dhërmi, një nga destinacionet më të kërkuara për jetesë dhe investim në Shqipëri.

Karakteristikat e Shtëpisë:
• Sipërfaqja e Ndertimit: 800 m²
• Sipërfaqja e Truallit: 800 m²
• Shtëpia 4-katëshe:ka 4 kate të ndara dhe të funksionalizuara me kujdes për të ofruar komoditet maksimal, secili nga katet ka nga një ballkon te madh.
• Oborri: para shtëpisë është i rrethuar, siguron privatësi dhe hapësirë për aktivitete të ndryshme. Pjesë e oborrit ka edhe një zonë parkimi për makinat.
• Pamja: Shtëpia ofron një pamje spektakolare të detit, duke bërë që çdo ditë të jetë një përvojë të veçantë me pamje të mrekullueshme.
• Vendndodhja: Ndodhet në një zonë të qetë dhe familjare, duke ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për jetesë. Shtëpia është vetëm 200 metra larg bregdetit, duke ofruar lehtësinë e aksesit të shpejtë në plazhe dhe aktivitete të tjera pranë detit.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë një shtëpi me hapësira , privatësi dhe një pamje të mrekullueshme të detit në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë. Mos e humbisni këtë mundësi unike për të investuar në një pronë të shkëlqyer në Dhërmi.

Disponon dokumentacion të plotë hipotekor, duke garantuar transparencë dhe siguri në blerje.

Per me shume informacion ose per te realizuar nje vizite ne prone na kontaktoni: +355692033500