JEPET SUPER AMBIENT BIZNESI ME QIRA TEK PETRO NINI LUARASI PETRO NINI LUARASI, Tirana, Albania

  • Commercial
  • 173.80
  • 0
  • 2
  • Harta
  • 118
ID: Billion3580
Për Qira 3,500 €

Ky ambient i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, në afërsi të Bllokut dhe me akses në të gjitha drejtimet, është një hapësirë
e përshtatur për zyra, e cila plotëson të gjitha kërkesat e një biznesi të veçantë.

Ndodhet në katin e pare, një kat të dedikuar, pa ndarje me banorët, në një pallat 11-katësh, duke ofruar kështu një gradë të lartë privatësie për klientin.
Në të majtë të hyrjes së korridorit, gjejmë nje hapësirë të gjerë prej 120 m2 në formë open space, e cila gëzon dritë natyrale nga fasada e xhamit, duke e bërë këtë hapësirë të veçantë.
Gjithashtu, ka edhe 3 ndarje të tjera të cilat mund të përshtaten me lehtësi për të krijuar ambiente zyre. Ky objekt disponon dy tualete dhe një hapësirë korridori në hyrje, e cila mund të organizohet si recepsion.

Është ideale për klinikë dentare, call center, qendra estetike, zyra inxhinierike, arkitektë dhe shumë lloje të bizneseve të ngjashme. Hyrja kryesore mundëson akses të drejtpërdrejtë, dhe ndërtesa është e pajisur me ashensor. Sistemi i ngrohjes është i centralizuar, duke përfshirë ngrohje/ftohje lateral, periferike dhe qendrore në tavan, i cili është investuar në vlerën prej 18,000 Euro


Për më shumë informacione ose për të planifikuar një vizitë në pronë na kontaktoni në +355692033500