SHITET APARTMENT 2+1+2 NE ZONEN E 5 MAJIT 5 maji, Tirana, Albania

  • Apartment
  • 108
  • 2
  • 2
  • Map
  • 1
ID: Billion4579
For Sale Contact for price

Shitet apartament 2+1+2 në zonën e 5 Majit

Ofrohet për shitje një apartament me tipologji 2+1+2, me sipërfaqe totale 108.7 m², i pozicionuar në zonën e 5 Majit, një nga zonat me zhvillim të shpejtë dhe akses të mirë me pjesën tjetër të qytetit.

Apartamenti ndodhet në katin e 8-të të një pallati të ri, jo kati i fundit, me ndërtim cilësor dhe standarde të larta. Objekti është i pajisur me ashensor dhe ofron ambiente të mirëorganizuara dhe të sigurta për banim komod.

Prona është në fazë përfundimtare, çka i jep mundësinë blerësit të personalizojë detajet finale sipas preferencave të veta. Organizimi i brendshëm përfshin një sallon të bollshëm ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi të ndriçuara natyralisht, si dhe dy tualete, duke e bërë apartamentin ideal për familje.

Falë orientimit dhe pozicionimit në kat të lartë, apartamenti përfiton ndriçim natyral dhe ajrosje të mirë gjatë gjithë ditës. Zona ofron të gjitha facilitetet e nevojshme si shkolla, markete, transport publik dhe shërbime të ndryshme pranë.

Një mundësi shumë e mirë si për banim ashtu edhe për investim afatgjatë.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni ne ne numrin e telefonit 0692033500.

Similar Properties