Mirë se vini në Billion G&G Group Real Estate

Zyra jonë simbolizon më shumë sesa thjesht një hapësirë fizike, ajo mishëron identitetin tonë - një shkrirje e inovacionit, integritetit dhe bashkëpunimit. Me ne ju filloni një udhëtim ku besimi, lehtësia dhe suksesi bashkohen për të ripërcaktuar përvojën tuaj me ekspertët e pasurive të paluajtshme.

Slogani ynë: "Besim, lehtësi, sukses" përmbledh thelbin e Billion G&G Group Real Estate. Nuk është thjesht një slogan; është një premtim—një angazhim për t'ju udhëhequr me besim të palëkundur, për të thjeshtuar proceset e ndërlikuara me lehtësi të pashembullt dhe për të përfunduar me sukses çdo bashkëpunim.

E themeluar nga dy vizionarë, znj. Suela Dinella dhe z. Gjin Gjoka, Billion G&G Group Real Estate është një dëshmi e përvojës dhe ekspertizës së tyre shumëvjeçare. Znj. Dinella, një eksperte në tregun imobiliar shqiptar, e cia zotëron njohuri të gjithanshme dhe aftësi negociuese ekselente, ndërsa z. Gjoka, një nënshtetas amerikan, i cili kontribuon me një përvojë të pasur dhe lidership në këte industri. Ai është njëkohësisht, një investitor dhe sipërmarres i pasurive të paluajtshme. Ata e drejtojnë ekipin tonë dinamik me aftësi dhe përkushtim, duke garantuar standardet më të larta të profesionalizmit

Suela Dinella

Gjin Gjoka

Thelbi i punës tonë është misioni për të modernizuar dhe përmirësuar eksperiencën tuaj me ekspertët e pasurive të paluajtshme. Ne nxisim bashkëpunimin, inovacionin dhe integritetin në çdo transaksion, duke synuar jo vetëm lidershipin në tregun imobiliar Shqiptar, por edhe duke parashikuar zgjerimin në tregun ndërkombëtar. Me parimet thelbësore të integritetit, rigorozitetit dhe prosperitetit, marka jonë e patentuar siguron një partneritet të besueshëm.

Me një ekip që e sheh çdo punonjës si një bashkudhetar, ne ushqejmë bashkëpunime afatgjata dhe rritje të vazhdueshme. E specializuar në investime, ndërmjetësim, menaxhim të pasurive të paluajtshme, vlerësim dhe shërbime arkitekturore, ekspertiza jonë është siguria juaj për mbështetjen e plotë nga konsulenca deri në mbylljen e transaksionit.

Zyra Juridike

Një hallkë kyçe e punës së përdishme si dhe e strukturës së kompanisë tonë është zyra juridike e cila ofron lehtësi për ju në çdo transaksion apo bashkëpunim me kompaninë tonë. Kjo zyrë përfaqësohet tashmë prej 4 vitesh nga juristja jonë Eri Basha. Ajo ka një eksperiencë 15 vjeçare të orintuar kryesisht në pasuritë e paluajtshme.

Si një nga themeluesit e Dhomës së Biznesit të Diasporës, Billion G&G Group Ral Estate parashikon një të ardhme ku ndikimi ynë shtrihet përtej kufijve. Ne jemi të përkushtuar ndaj rritjes së vazhdueshme, inovacionit dhe përsosmërisë.

Rrugëtimi juaj në industrinë e pasurive të paluajtshme fillon me Billion G&G Group Real Estate.

Na vizitoni në Pallatin nr. 14, Rr. Ukraina e lirë, Tiranë, ose kontaktoni në: [email protected], +355692033500

The field with (*) is required.