JEPET AMBIENT BIZNESI ME QIRA TEK SHESHI WILLSON sheshi willson, Tirana, Albania

  • Apartment
  • 118
  • 1
  • 2
  • Map
  • 4
ID: Billion4435
For Rent 1,500 €

Një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e aktivitetit tuaj profesional në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës. Ambienti ofron kushte bashkëkohore, ndriçim natyral dhe një organizim të menduar me kujdes për funksionalitet maksimal.

Organizimi i brendshëm:

Sipërfaqe totale: 118 m²

3 ambiente të ndara funksionalisht

Hapësirë kryesore open space me 2 dritare që sigurojnë dritë natyrale

2 ambiente ndihmëse të përshtatshme për zyra apo dhoma shërbimi

2 tualete dhe një mini kuzhinë praktike

Pjesë recepsioni në hyrje, ideale për mirëpritjen e klientëve

Ndodhet në katin e 2-të të një ndërtese të re dhe është i rinovuar plotësisht

Përshtatshmëria:

Ambient ideal për klinikë dentare, qendër estetike, parukeri, laborator apo zyra profesionale.

Përshkrimi i zonës:

Zona e Sheshit “Willson” është ndër më prestigjiozet dhe më të frekuentuarat në Tiranë, duke ofruar akses të shpejtë me qendrën dhe të gjitha shërbimet kryesore. Kombinimi i komoditetit, sigurisë dhe pozicionit strategjik e bën këtë zonë perfekte për çdo lloj aktiviteti biznesi.

Për më shumë informacion, na kontaktoni në numrin e telefonit: +355 69 207 2227.

Similar Properties