JEPET ME QIRA,KAPANON 2-KATE NE KAMEZ Kamez, Tirana, Albania
- Kapanon
- 2000
- 0
- 0
- Harta
- 19
Disponojme kapanon për qira , me ndërtim cilësor, i pozicionuar në një zonë strategjike dhe lehtësisht të aksesueshme në Kamëz,Rruga Tetova. Ideal dhe i përshtatshëm për çdo lloj lloj biznesi, qoftë prodhim, magazinim apo aktivitete tregtare dhe logjistike.
Karakteristikat Kryesore & Detajet Teknike:
Sipërfaqja e Ndërtimit: 2,000 m², e organizuar në një godinë moderne 2-katëshe.
Sipërfaqja e Parkingut: 500 m² hapësirë e jashtme e dedikuar për parkim dhe lëvizje të rehatshme të mjeteve.
Gjerësia: 12 metra, duke ofruar hapësirë të bollshme dhe komode për operim.
Lartësia e Kateve:
Kati i 1-rë: 5 metra lartësi
Kati i 2-të: 3.90 metra lartësi
Struktura pa Kolona: Hapësirë e brendshme e hapur dhe e rregullt, lehtësisht e aksesueshme dhe pa kollona në mes për shfrytëzim maksimal të çdo metri katror.
Cilësi Ndërtimi & Komoditete:
I veshur nga jashtë me sistem polisteroli për izolim optimal termik dhe akustik.
Dritare me dopio xham për kursim energjie dhe mbrojtje nga zhurmat.
Linjë 3-fazore e instaluar, e përshtatshme për çdo lloj aktiviteti industrial ose prodhues.
Infrastruktura për Ashensor: Struktura është plotësisht gati për vendosjen e ashensorit të mallrave/pasagjerëve.
Siguria: I pajisur me 8 kamera aktive në gjendje të rregullt pune.
Përshtatshmëria:
Kapanoni përshtatet në mënyrë perfekte për magazinë, qendër logjistike, fabrikë prodhimi,dhe shërbime te tjera biznesi.
Për më shumë informacion apo për të planifikuar një vizitë në pronë, ju lutemi kontaktoni: +355 69 704 7709.
