SHITET VILË 3- KATËSHE NË SHKALLNUR DURRËS Shkallnur Durres, Durrës, Albania
- Villa
- 580
- 6
- 5
- Harta
- 12
Shitet Vilë 3-Katëshe në Shkallnur, Durrës – Ideale për Banim ose Investim
Çmimi: Kontaktoni për detaje
Shitet vilë 4-katëshe në zonën e qetë dhe të preferuar të Shkallnurit, Durrës, vetëm 5 minuta larg detit me makinë. Prona ofron cilësi të lartë ndërtimi, hapësira të bollshme dhe potencial të shkëlqyer investimi.
Detajet e pronës
Sipërfaqe ndërtimi: 580 m²
Sipërfaqe trualli: 417 m²
Kate:3
Dhoma: 9
Banjo: 5
Verandë: 70 m² me pamje nga deti
Garazh: 120 m²
Oborr i sistemuar me gjelbërim dhe agrume
Vila është projektuar dhe ndërtuar nga dy inxhinierë, me standarde të larta teknike dhe materiale cilësore:
-Dopio mure me izolim termik (ferizol) në mes
- Termoizolim i plotë i objektit
-Konstruksion me trarë të vazhduar nga themelet deri në katin e fundit, që garanton stabilitet dhe qëndrueshmëri të lartë
-Mundësi për modifikimin e mureve të brendshme sipas nevojave të pronarit ose investitorit
- Instalime të gatshme për ngrohje qendrore në të gjitha dhomat, banjot dhe korridoret
- Kaseta shpërndarëse të instaluara në çdo kat
- Instalime elektrike me tela kundër zjarrit
- Sistem profesional drenazhimi dhe mbushje me çakëll, duke eliminuar problemet e lagështirës në themele
Potencial i lartë investimi
Falë strukturës së veçantë të ndërtimit, ambientet e brendshme mund të përshtaten lehtësisht sipas destinacionit të investimit.
Potencial zhvillimi
Sipas vlerësimit teknik të inxhinierëve, objekti ka kapacitet mbajtës për ndërtimin e deri në 3 kateve shtesë, nëse sigurohet leja përkatëse e ndërtimit.
Vendndodhja
Shkallnur, Durrës
Vetëm 5 minuta nga deti me makinë
Zonë e qetë dhe e përshtatshme për banim gjatë gjithë vitit
Një pronë e rrallë që kombinon cilësinë e ndërtimit, hapësirën, pamjen nga deti dhe potencialin e lartë për investim.
Kontaktoni tani për një vizitë dhe për të shfrytëzuar mundësinë e investimit në këtë pronë +355692033500
