SHITET PENTHOUSE 2+1 ME VERANDË DHE PAMJE PANORAMIKE NGA TIRANA fresk, Tirana, Albania

ID: Billion4834
Për Shitje 193,000 €

Shitet penthouse pranë Hotel Gazherit , në zonën e Freskut, një nga zonat më të preferuara për banim falë qetësisë, ajrit të pastër dhe pamjeve panoramike që ofron mbi qytetin e Tiranës.

Prona ndodhet në katin e 6-të të një ndërtimi të ri me ashensor dhe ofron hapësira të bollshme, ndriçim natyral dhe privatësi maksimale. Apartamenti ka tipologji 2+1 dhe organizohet në një sallon komod së bashku me ambientin e gatimit, 2 dhoma gjumi, ku njëra prej tyre disponon garderobë, si dhe 1 tualet.

Apartamenti ka një sipërfaqe të brendshme prej 92.8 m² dhe shoqërohet me një verandë të jashtëzakonshme prej 146 m², e cila përbën një nga avantazhet kryesore të kësaj prone. Veranda ofron pamje të lirë dhe spektakolare nga Tirana, duke krijuar hapësirën ideale për relaksi.

Falë orientimit shumë të mirë dhe hapësirave të mëdha të jashtme, apartamenti përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ajrosje të shkëlqyer dhe një atmosferë të ngrohtë e komode në çdo stinë të vitit.

Kjo pronë është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një stil jetese modern, larg zhurmës së qytetit, por njëkohësisht pranë çdo shërbimi dhe me akses të lehtë drejt qendrës së Tiranës.

Çmimi: 193,000 Euro.

Për më tepër informacion na kontaktoni në numrin e telefonit 0692033500.

Prona të ngjashme

Për Shitje 115,000 €
  • 68 m2
  • 1
  • ID: Billion4704
Për Shitje 105,000 €
  • 88 m2
  • 1
  • ID: Billion4586