JEPET ME QIRA APARTAMENT 1+1 PRANE SHKOLLES SE KUQE! Shkolla e Kuqe, Tirana, Albania

ID: Billion4570
Për Qira 570 €

Ofrohet për qira apartament modern tipologji 1+1, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, pranë Shkollës së Kuqe, shumë afër Pazarit të Ri dhe qendrës së qytetit.

Apartamenti është i sapo investuar në detaj, me punime cilësore dhe mobilim bashkëkohor. Pajisur me sistem kondicionimi multisplit inverter, që garanton komoditet maksimal gjatë gjithë vitit.

Pozicionohet në katin e parë të një pallati ekzistues, me orientim jug-lindje, duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.

Zona ofron të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode: shkolla, markete, transport urban, shërbime dhe ambiente rekreative, çka e bën këtë apartament ideal për banim.

Çmimi: 570 € / muaj

Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, mos hezitoni të kontaktoni 0692033400.