EKSLUZIVE SHITET APARTAMENT 1+1 TEK REZIDENCA TURDIU fusha e aviacionit, Tirana, Albania

ID: Billion4496
Për Shitje 128,000 €

EKSKLUZIVE – Shitet Apartament 1+1 pranë Rezidencës Turdiu (Ish F. Aviacionit), Tiranë

Në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, pranë Rezidencës Turdiu, ofrohet për shitje një apartament i ri 1+1, i përfunduar rishtazi dhe i ndërtuar me standarde të larta bashkëkohore. Zona njihet për ndërtime cilësore, infrastrukturë të zhvilluar dhe akses të menjëhershëm në çdo shërbim: markete, farmaci, transport publik, shkolla dhe ambiente tregtare.

Kompleksi/Rezidenca Turdiu është i vlerësuar për organizimin urban të rregullt, qetësinë, sigurinë dhe mirëadministrimin. Ndërtesat karakterizohen nga izolim termik dhe akustik, fasada moderne dhe pozicion strategjik, duke e bërë zonën një zgjedhje ideale për banim dhe investim.

Detajet e Apartamentit

Sipërfaqe bruto: 79.14 m²

Sipërfaqe neto: 70.98 m²

Tipologjia: 1+1

Kati: 9 (pallat me 11 kate)

Ndërtim i ri, i sapo përfunduar – 2025

Pallat i ri me ashensor

Apartamenti ka një planimetri shumë të rregullt dhe është i konceptuar për komoditet maksimal. Përbëhet nga një sallon i bollshëm së bashku me ambientin e gatimit, një dhomë gjumi, një tualet funksional dhe një ballkon me ndriçim të mirë natyral.

Punimet janë premium, me standard të lartë ndërtimi – ideale si për banim, ashtu edhe për investim.

Hipoteka pritet të dalë së shpejti.

Çmimi: 128,000 €

Kontakti: 📞 069 20 99 400

Prona të ngjashme