AMBIENT BIZNESI PER SHITJE TEK LIQENI I THATE! Liqeni i Thate, Tirana, Albania

ID: Billion4228
Për Shitje Kontakto për cmimin

Ambient Biznesi për Shitje në Zonën e Liqenit të Thatë

Në një nga zonat më të preferuara dhe të kërkuara të Tiranës – Liqeni i Thatë – ofrohet për shitje një ambient biznesi modern në katIN 0, me një sipërfaqe prej 101.2 m². Ambienti është totalisht i investuar deri në detaje, duke ofruar një zgjidhje funksionale dhe estetike për çdo lloj aktiviteti profesional.

Sipërfaqe totale: 101.2 m²
Kati: 0
Totalisht i investuar dhe funksional
Open space me ndarje të krijuara me kujdes
Tualete: 2

- Hapësira është open space, por është organizuar me ndarje, duke krijuar:
- Dy ambiente të veçanta pune (aktualisht të përshtatura për zyrë),
- Një holl pritjeje për klientë ose vizitorë,
- Dy tualete të ndara, me përfundime cilësore.

Aktualisht ambienti përdoret si studio arkitekture. Përdorimi i dritës natyrale, materialet cilësore dhe dizajni funksional e bëjnë këtë ambient ideal për biznese të ndryshme si: studio projektimi, klinikë dentare, zyrë konsulence, agjenci marketingu, noteri, ose çdo aktivitet tjetër profesional që kërkon imazh serioz dhe komoditet.


Përveç pozicionit strategjik dhe vizibilitetit të mirë, zona ofron lehtësira si:
Parkim i disponueshëm
Afërsi me kafe, restorante, banka dhe institucione të tjera

Për më shumë informacione ose një vizitë në pronë na kontaktoni në +355692072227!