NË LUNGOMARE, SHITET PENTHOUSE 2+1+2 ME GARAZHD! LUNGOMARE, Vlorë, Albania
- Penthouse
- 127
- 2
- 2
- Harta
- 179
Ofrojmë PENTHOUSE me sipërfaqje totale 127 m2 për shitje!
Ndodhet në katin e 9-të dhe të fundit. Orientimi është jug-lindje dhe ka pamje nga deti.
Të gjitha ambientet janë të rrahura nga dielli dhe kanë një ndriçim shumë të mirë.
Koridori për të shkuar tek pjesa e livingut është i madh dhe i ndriçuar mirë. Zona e gatimit është në pjesën lindore dhe ka një dritare të madhe. Pranë kuzhinës është salla e ngrënies me shumë hapësirë. Zona e ndënjes ka dy vetrata të mëdha duralumini cilësor dhe dalje në verandën e madhe të apartamentit.
Dhoma e dyte ndodhet në anën lindore dhe ka vetratë duralumini si dhe grila duralumini. Dhoma matrimoniale është në anën jug-lindore dhe ka dalje në një ballkon në formë L-je. Ka një vetratë dhe dalje në ballkonin nga jug-lindja.
Apartamenti është i pajisur me dy tualete. Tualeti i madh ka dritare durali dhe është i pajisur me hidrosanitare cilësore. Tualeti i vogël është utilitar dhe mund të përdoret edhe si ambient larës ose pune. Dyshemetë e dhomave të gjumit janë të shtruara me parket cilësor, ndërsa dyshemetë e sallonit, kuzhinës dhe ngrënies janë me pllaka porcelanato. Veranda është e shtruar me pllaka qeramike mozaik.
Ballkoni dhe veranda kanë kangjella duralumini 60 cm, ndërsa pjesa e poshtme 30 cm është me beton armuar. Zona e verandës, në daljen nga jugu, është e mbuluar me brisolej betoni armuar në formë kuadrati. Kjo zonë është e mbrojtur nga jugu me mur me tulla xhami. Ka instalime për barbeque dhe lavapjatë për gatime në verandë.
Instalimet elektrike dhe pajisjet, çelsat, prizat janë të një cilësie të lartë. Instalimet hidraulike janë moderne. Apartamenti ka instalime multistrate për ngrohje. Për vetë pozicionin dhe vetratat e mëdha, apartamenti ka një ventilim shumë të mirë, është i ngrohtë dhe plot dritë. Muret janë të suvatuara mirë dhe të patinuara, të lyer me bojë akrilike. Vetratat dhe grilat janë me duralumin cilësor. Dyert e brendshme janë italiane, ngjyrë druri.
Nga veranda ka një pamje ne kënd nga deti i Gjirit të Vlorës, si nga jugu ashtu dhe nga perëndimi. Apartamenti ka në dispozicion edhe një garazh në katin nëntokë, me certifikatë pronësie Nr. 31/53-G12. Garazhi është i mbyllur me mure anësore dhe qepen metalik. Sipërfaqja e këtij garazhi është 33 m², e cila përfshin dhe rrugët kalime të përbashkëta për hyrje-dalje. Garazhi ka një pozicion shumë të mirë, përballë hyrjes kryesore të garazheve, e cila është nga ana perëndimore. Makina hyn dhe del lehtësisht nga garazhi.
Apartamenti ka një sipërfaqje të brendshme 94 m2
Organizohet në;
1 ambient gatimi/ngrenie
1 sallon ndenje
2 dhoma gjumi
2 tualete
1 ballkon
1 verande te madhe me siperfaqe 70 m 2
1 garazh i mbyllur
Siperfaqe të përbashkët: 15 Metra Katror
Disponon dokumentacion të rregullt hipotekor!
Çmimi është i diskutueshëm.
Për më shumë informacion ose vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni +355692033500!