Detajet e Prones

TEK KOPSHTI ZOOLOGJIK APARTAMENT 3+1+2 PER QIRA! Kopshti Zoologjik, Tirana, Albania

ID: Billion2468
Për Qira 600 €

Në një nga zonat më të preferuara të banimit në Tiranë, tek kopshti zoologjik, ju ofrojmë me qira një apartament 3+1+2. Me një pozicion në një zonë elitare, pranë një rrjeti të mirëfilltë institucionesh arsimore, mjekësore, sociale dhe tregtare, është një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit për të jetuar dhe zhvilluar aktivitete të ndryshme biznesi. Apartamenti qe ofrojme ndodhet ne katin e 4 banimi te nje pallati te ri, te mireadministruar, te pajisur me ashensor. Ka nje siperfaqe prej 130 m2 dhe eshte i organizuar ne nje sallon te bollshem me kuzhine te vecuar , 3 dhoma gjumi te treja me dalje ne ballkon i cili ka pamje nga liqeni dhe 2 tualete me dritare . Apartamenti ka orientim jug-lindje, gjë që e bën atë të ndriçuar nga dielli në pjesën më të madhe të ditës. Apartamenti eshte i mobiluar me te gjitha mobiljet dhe elektroshtepiaket e nevojshme Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë na kontaktoni në +355692033500.

Detajet e Agjentit

ROMINA DULLA

Prona të ngjashme