Detajet e Prones

TEK BULEVARDI I RI APARTAMENT 209m2 PER SHITJE Bulevardi i Ri, Tirana, Albania

ID: Billion2236
Për Shitje 196,500 €

Tek nje nga komplekset me te reja dhe me nje ndertim shume cilesor ofrojme apartament per shitje te tipologjise 2+1+2. me siperfaqe totale 119m2 dhe 90 m2 verande. Zona ne te cilet ndodhet kjo rezidence ofron te gjitha facilitet e mundshme per te pasur nje jetese sa me komode pasi ndodhet shume prane qendres dhe ben pjese tek Bulevardi i Ri. Apartamenti ndodhet katin e katert dhe ka nje strukturë të inklinuar, ashtu sikurse ka edhe orientimin. Ato organizohen me forma kubesh në fasadë, duke i dhënë të gjithë ndërtesës një ritëm më dinamik. Shërbimet janë në katet e para ose vetëm në katin “0”. Kjo vendosje bën që shërbimet të jenë sa më të aksesueshme. Në varësi të orientimit (nga ana e rrugës apo nga ana e brendshme), do të planifikohen edhe njësitë e shërbimeve duke ju përshtatur kërkesave të kompleksit. Hapësira të përbashkëta, të cilat organizohen në kate të ndryshme, kryesisht pranë nyjeve lëvizëse jane menduar në formën e tarracave në çdo kat duke ofruar më shumë hapësirë publike duke nxitur ndërveprimin social. Lartesia 8 kate, Tipologjia, Hapsire Banimi & Biznesi, Izolimi termik,Stabilitet i ngrohtësisë, Mbrojtje nga zhurma, Siguri, Ajër më cilësor, Vetrata Termike, Hapësira midis xhamave është maksimale dhe ka mbushje me gaz, Sistem me profilit termik, Izolim shumë i mirë akustik, Strukturë për të përballuar tërmete, Breza antisizmik të lidhur me strukturën, Rrjetë lidhëse në bashkimin e mureve me trarët/soletën, Vendosja e amortizuesve, duke zvogëluar madhësinë e valëve tundëse në ndërtesë, jane disa nga specifikat e ndertimit. Apartamenti qe ofrojme per shitje eshte i tipologjise 2+1+2 dhe eshte i organizuar nga nje korridor shperndares, nje sallon me dalje ne veranden e bollshme, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Projekti eshte parashikuar te perfundoj ne dhjetor te 2022. Ka orientim te favorshem dhe planimetri perfekte. Per me teper informacion ose nje vizite ne prone na kontaktoni ne nr +355692033500!

Detajet e Agjentit

ROMINA DULLA