Detajet e Prones

TEK ISH FUSHA E AVIACIONIT, SUPER APARTAMENT 2+1+2 NE SHITJE! Ish Fusha e Aviacionit, Tirana, Albania

ID: Billion2067
Për Shitje 138,000 €

Ofrojme apartament per shitje ne nje prej komplekseve me cilesore banimi dhe sherbimesh ne Rr. "Artan Lenja" (zonen e njohur si "Ish Fusha e Aviacionit"). Ndertimi eshte i nje standardi bashkekohor, i cili i pergjigjet kushteve dhe kerkesave te klienteve.Hapesira qe e karakterizon kete zone, me bulevardin ne pjesen jugore te tij dhe me objektet me administrim shteteror ne Lindje, Veri dhe ne Perendim, e ben nje kompleks me fushepamje te pa kufizuar nga i cili aksesohen lehtesisht sherbime te ndryshme publike. Me nje oborr te brendshem te aksesueshem vetem me ane te rrugicave pedonale dhe me nje gjelberim qe shkrihet me pjesen e bulevardit ne hyrje te tij, e ben kete nje kompleks sa funksional po aq dhe organik. Nje seksion eshte i perbere nga minimumi 4 hyrje ne kat si dhe maksimumi 6 hyrje ne kat ku jane ne funksion te tyre 2 ashensore me shpejtesi 1.8 m/sec per cdo godine. Apartamenti te cilin ofrojme per shitje ka nje siperfaqe prej 106m2 dhe ndodhet ne katin e trete banim. Eshte i organizuar ne nje korridor ne forme L i cili ben shperndarjen e ambienteve ne menyre te rregullt, ne dhomen e ndenjes se bashku me kuzhinen e cila ka dalje ne ballkon, ne dy dhomat e gjumit, njera prej te cilave ka tualet, dhe ne tualetin kryesor. Apartamenti ka planimetri perfekte dhe orientim optimal gje qe ben te jete i ndricuar gjate gjithe dites. Per me shume infromacione ose per nje vizite ne prone na kontaktoni! +355692033500.

Detajet e Agjentit

ZYRA BILLION