Detajet e Prones

NE MJULL-BATHORE ME QERA REZIDENCA E DIELLIT 3 + 1 + 3! Mjull-Bathore, Tirana, Albania

  • Apartment
  • 265
  • 3
  • 3
  • Harta
  • 1001
ID: Billion1672
Për Qira 1,500 €

Ne Mjull Bathore ofrojme nje super apartament me qera. Apartamenti eshte i tipologjise 3 + 1 + 3 dhe ndodhet ne nje nga rezidencat me te mira te zones. Është një kompleks rezidencial modern me një pozicion të përshtatshëm në pjesën juglindore të Tiranës, në Bashkinë e Farkës, një nga zonat me rritjen më të shpejtë. Kompleksi ndodhet vetëm 0.5 km nga qendra tregtare TEG dhe vetëm 3.6 km nga qendra e Tiranës. Është krijuar posaçërisht për ata që duan të kenë një jetë të sigurt, të qetë dhe komode. Në këtë rezidencë mund të gjeni apartamente shumë funksionale dhe moderne, ku mund të shijoni një zonë të mrekullueshme të gjelbëruar, një pishinë verore, një zonë të këndshme lojrash për fëmijët tuaj, një mjedis argëtues dhe relaksues duke përfshirë një palestër, dhomë lojrash dhe kinema. Sistemi i sigurisë është shumë i lartë, ku monitorohet 24/7 me kamera, dhe roje në hyrje të rezidencës. Në rast problemesh me energjinë elektrike, apo me ujë, rezidenca ka një gjenerator rezervë dhe një burim uji që mban 35000 litra ujë. Apartamenti qe ofrojme me qera ndodhet ne katin e 2-te, ka nje siperfaqe prej 185 m2 dhe verande 80 m2. Organizohet ne nje sallon te bollshem i cili ka dalje ne verande, kuzhine e vecuar me dalje ne ballkon, ne tre dhoma gjumi, njera me tualet dhe garderobe dhe ne dy tualete. Zona e ditës ndahet nga zona e natës me një korridor. Apartamenti eshte i shtruar me parket cilesor, sistem ngrohje dhe ftohje ne cdo dhome, si dhe kuzhine e re e pajisur me te gjitha elektroshtepiaket e nevojshme. Orientimi eshte optimal jug-perendim. Çmimi i apartamenteve përfshin një vend parkimi dhe një depo të vendosur në zonën e parkimit. Për më shumë informacion ose për të vizituar pronën na kontaktoni! +355692033500

  • billionrealty.

Detajet e Agjentit

INA TUTI