Detajet e Prones

TEK DELIJORGJI APARTAMENT 2+1+2 PER SHITJE! Kompleksi Delijorgji, Tirana, Albania

ID: Billion1093
Per Shitje 185,000 €

Ofrojmë apartament 2+1+2 per shitje i ndodhur në një prej komplekseve më të mira dhe moderne në Tiranë.Kompleksi ka një vendodhje në kryqëzimin e Bulevardit Gjergj Fishta me Rrugën e Kavajës, duke i sjellë qytetit të Tiranës përvec cilësisë së lartë në ndërtim, edhe një landscape unik multifunksonal, i cili nëpërmjet hapësirave të shumta publike e rekreative ka vënë në fokus nevojat e banorëve duke ofruar ambiente të këndshme e relaksuese por njëkohesisht edhe funksionale për nevojat e ambienteve të biznesit perreth, duke e shndërruar këtë kompleks në një atraksion për qytetaret e Tiranës dhe jo vetëm.Kompania sjellë një frymë të re në tregun shqiptar të ndërtimit, duke ofruar cilësinë më të mirë në treg si në projektim dhe zbatim, nëpërmjet implementimit të teknologjisë më të lartë dhe bazuar në standartet europiane të ndërtimit.Apartamentin të cilin ofrojmë për shitje është i tipologjisë 2+1+2.Ka nje sipërfaqe prej 118.93 m2 dhe ndodhet ne katin e 6-të banim.Eshte i organizuar në një korridor i cili bën shpërndarjen në kuzhinën pak të vecuar nga dhoma e ndenjes , e cila ka dalje ne ballkon,në dy dhomat e gjumit, njëra me tualet dhe në tualetin kryesor.Apartamenti ka organizim perfekt dhe orientim optimal,cka e bën të jetë i ndricuar gjatë gjithë ditës. Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë na kontaktoni në: +355692033500

  • billionrealty.

Detajet e Agjentit

BLERINA CELIKU