Detajet e Prones

TEK ISH FUSHA E AVIACIONIT APARTAMENT 3+1+2 PER SHITJE! Ish Fusha e Aviacionit, Tirana, Albania

  • Apartment
  • 274.5
  • 3
  • 2
  • Harta
  • 93
ID: Billion1075
Per Shitje 206,500 €

Ofrojme apartament per shitje ne nje prej komplekseve me cilesore banimi dhe sherbimesh ne Rr. "Artan Lenja" (zonen e njohur si "Ish Fusha e Aviacionit"). Ndertimi eshte i nje standardi bashkekohor, i cili i pergjigjet kushteve dhe kerkesave te klienteve.Hapesira qe e karakterizon kete zone, me bulevardin ne pjesen jugore te tij dhe me objektet me administrim shteteror ne Lindje, Veri dhe ne Perendim, e ben nje kompleks me fushepamje te pa kufizuar nga i cili aksesohen lehtesisht sherbime te ndryshme publike. Me nje oborr te brendshem te aksesueshem vetem me ane te rrugicave pedonale dhe me nje gjelberim qe shkrihet me pjesen e bulevardit ne hyrje te tij, e ben kete nje kompleks sa funksional po aq dhe organik. Nje seksion eshte i perbere nga minimumi 4 hyrje ne kat si dhe maksimumi 6 hyrje ne kat ku jane ne funksion te tyre 2 ashensore me shpejtesi 1.8 m/sec per cdo godine. Apartamenti te cilin ofrojme per shitje ka nje siperfaqe totale prej 274.5 m2,ku 136.5m2 eshte veranda dhe eshte i pozicionuar ne katin e 10-te.Eshte i organizuar ne nje korridor i cili ben shperndarjen e ambienteve ne menyre te rregullt,ne nje dhome ndenje se bashku me kuzhinen,tre dhoma gjumi, njera prej te cilave me tualet dhe tualeti kryesor.Cdo dhome ka dalje ne verande dhe tualetet jane me dritare.Apartamenti ka planimetri te rregullt dhe orientim optimal duke e bere apartamentin te jete i ndricuar gjate gjithe dites. Per te rezervuar nje vizite ne prone ose per te marr me teper informacione na kontaktoni: +355692033500

Detajet e Agjentit

ZYRA BILLION